NUK DUAN TË PRANOJNË LIDHJEN/ Bora Zemani kapet mat në shtëpinë e Donaldit (FOTO) – AlpeGossip
NUK DUAN TË PRANOJNË LIDHJEN/ Bora Zemani kapet mat në shtëpinë e Donaldit (FOTO)

NUK DUAN TË PRANOJNË LIDHJEN/ Bora Zemani kapet mat në shtëpinë e Donaldit (FOTO)

Binjakët Veshaj, Romeo dhe Donaldi kanë qenë një nga dyshet më të komentuara muajt e fundit në media dhe kjo për shkak se aludohet se Romeo është i lidhur me këngëtaren Jonida Maliqi, ndërsa Donaldi me moderatoren Bora Zemani.

Ndërkohë që Romeo me Jonida janë kapur shpesh herë mat, Bora dhe Donaldi kanë qëndruar pak më diskret për lidhjen e tyre. Mirëpo, dy foto së fundmi e kanë nxjerr zbuluar çiftin e njohur. Në shkurt të këtij viti, Bora Zemani ka publikuar një foto në profilin e saj ku shihet e veshur me një bluze të bardhë, e sapo zgjuar nga gjumi dhe me një filxhan kafe në dorë.

“Ju duhet vetëm dashuri… dhe një filxhan kafe,” shkruante Bora në përshkrim të fotos që në atë kohë nuk ngjalli ndonjë dyshim. Por në puntatën e kaluar të rubrikës “Për drekë me mua”, Donaldi mblodhi grupin në shtëpinë e tij.

Në pamjet e filmuara në shtëpinë e tij, bie në sy që kuzhina e Donaldit është e njëjta me atë që Bora ka pozuar pak muaj më parë, duke vërtetuar kështu që në të vërtetë dyshja janë në një lidhje.