“Ka baba çun!” Njihuni me djemtë e “lindur me këmishë” të politikanëve shqiptarë (FOTO) – AlpeGossip
“Ka baba çun!” Njihuni me djemtë e “lindur me këmishë” të politikanëve shqiptarë (FOTO)

“Ka baba çun!” Njihuni me djemtë e “lindur me këmishë” të politikanëve shqiptarë (FOTO)

A e dinit se politikanët shqiptarë kanë djem shumë simpatikë?

Po flasim për Gregori Ramën, Shkëlzenin, Alvin Ndreun dhe shumë djem të tjerë që nuk u kanë shpëtuar syrit të femrave shqiptare.

Mund të mos pëlqeni baballarët e tyre politikanë, por na lejoni t’ju themi se për fat të mirë shumë prej tyre janë ende single….

1. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në të kaluarën njihet për lidhjet e shumta që kishte ndërsa me disa prej tyre ishte kurorëzuar dhe kishte edhe fëmijë. Nga martesa e parë me Matilda Makoçin, Rama lindi një djalë me emrin Gregori, por pas 5 vitesh çifti u nda. Djali i Ramës, Gregori nuk është shumë i pranishëm në publik, e pak ndoshta mund edhe ta njohin, por mund të themi se ai është padyshim një personazh mjaft simpatik. 30 vjeçari duket se ka marrë hijen e të atit dhe shfaqet gjithnjë mjaft joshës.

2. Shkëlzen Berisha ka qënë dhe do të mbetet një prej meshkujve më simpatikë shqiptarë. Djali i ish kryeministrit Sali Berisha, shfaqet gjithnjë joshës, dhe i kuruar. Lidhja e tij me Armina Mevlanin jo vetëm që e ka vënë në qendër të vëmendjes së mediave, por u ka thyer zemrat shumë vajzave.

3. Besari është djali 17 vjeçar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Edhe pse shfaqet rrallë në media, askush nuk mund ta mohojë se duket si një gjentëllmen i vërtetë. I veshur me kostum dhe me një sjellje për tu marrë shembull, në inagurimin e të atit, Besarti duket se fitoi zemrat e shumë adoleshenteve shqiptare.

4. As Alvin Ndreu nuk u shpëtoi syrit të mediave pasi fotot e jetës luksoze të djalit të Pjerin Ndreut kanë bërë xhiron e rrjetit. Pasi u zbulua se Alvini fle në hotele 400 dollarë nata, pi shampanjë 1000 dollarëshe, nuk ishin të pakta vajzat që vunë në dukje se ai është gjithashtu një mashkull shumë simpatik.

5. Nuk mbetet mbrapa as Genar Topalli, djali i Jozefina Topallit, i cili ka trashëguar pa dyshim hirin e të ëmës.

6. Dhe së fundmi nuk duhet të harrojmë as Denion Meidanin, djali i ish presidentit Rexhep Meidani, i cili duket se ka trashëguar fisnikërinë dhe finesën e të atit.