KRENAR PËR TË BIRIN/ Vesa Luma: I kam gjykuar prindërit padrejtësisht – AlpeGossip
KRENAR PËR TË BIRIN/ Vesa Luma: I kam gjykuar prindërit padrejtësisht

KRENAR PËR TË BIRIN/ Vesa Luma: I kam gjykuar prindërit padrejtësisht

Vesa Luma prej vitesh jeton në Zelandën e Re bashkë me partnerin e saj, Big Basta dhe djalin e tyre.

Lian është rritur, ka nisur dhe shkollën mami Vesa është shumë krenare për të. Ajo ka ndarë një foto së fundmi të të birit ku shprehet e lumtur për njohuritë që po merr i biri.

“Gjithmonë i kam gjyku (padrejtësisht) prindërit që postonin libreza apo certifikata të fëmijëve…por nuk paska krenari ma të madhe kur fëmija ta shpërblen çdo sekondë kohën e sakrificën”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së të birit duke bërë detyrat. Ata janë mjaft aktivë dhe të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ku të cilat shpesh ndajnë foto dhe video të ndryshme nga jeta e tyre.

Vesa ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj.  Një ndër pyetjet që iu bë këngëtares ishte se kur do të bëjë një fëmijë dhe përgjigja e saj i la të nënkuptojnë se Vesa e ka në planet e saj më të afërta.