Agron Llakaj shpërthen ndaj Eni Çobanit: ‘Pjesa më banale e emisionit të Gjebreas’ – AlpeGossip
Agron Llakaj shpërthen ndaj Eni Çobanit: ‘Pjesa më banale e emisionit të Gjebreas’

Agron Llakaj shpërthen ndaj Eni Çobanit: ‘Pjesa më banale e emisionit të Gjebreas’

Duket se konflikti mes juristes së rubrikës “Shihemi në gjyq” Eni Çobani dhe drejtuesit të “Al Pazar” Agron Llakaj sapo ka marrë flakë. Disa muaj më parë, në emsionin “Mos i fol shoferit”, Çobani u shpreh se ishte fyer nga imitimi që Llakaj i kishte bërë figurës së saj, duke e quajtur madje një shpërfytyrim.

 

“Por unë po e lë atë njeri të hajë bukë!”-u shpreh Çobani asokohe duek shpjeguar se kishte zgjedhur të mos merrte masa ndaj humoristit, ndonëse emrin e tij nuk e përmendi në asnjë moment. Por muaj pas kësaj deklarate, ka ardhur më në fund edhe një reagim nga Agron Llakaj.

I ftuar në emisionin radiofonik “Chaud Patate”, ai shpjegoi se personazhi i lirës që është perceptuar gjerësisht si imitim i Eni Çobanit, në fakt nuk përfaqëson atë, por disa figura të ekranit shqiptar.

“Unë me komente nuk merrem, por kam dëgjuar se ka thënë se Agron Llakaj ushqehet me mua. Por nëqoftëse ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë një avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet. Dhe duke u nisur nga popull kështu si jemi ne, që i ka sytë te ekrani për punë dhe për të ardhme, këtë do ta quaja banalitet, varfëri shpirtërore e njerëzve që nuk kuptojnë se ç’do të thotë të ndërtosh të ardhmen.”-është shprehr Llakaj në emision.