SKANDAL/ Burri i moderatores së njohur me dashnore prej 10 vitesh – AlpeGossip
SKANDAL/ Burri i moderatores së njohur me dashnore prej 10 vitesh

SKANDAL/ Burri i moderatores së njohur me dashnore prej 10 vitesh

Emisioni i saj “The Wendy Williams show” është ndër më të ndjekurit në Amerikë dhe karakteri i saj i çiltër dhe pa komplekse me të ftuarit e ka bërë Wendy Williams të marrë edhe çmimin si personaliteti i vitit. Por së fundmi moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të skandalit të bashkëshortit të saj Kevin Hunter.

Daily Mail ka raportuar se bashkëshorti i moderatores ka pasur një lidhje paralele prej më shumë se 10 vitesh me një fizioterapiste e cila jeton 9 milje larg shtëpisë së tyre. Pas pushimeve në Barbados me Wendy-n, Kevin është fotografuar me të dashurën 32-vjeçare në New Jersey.

Zëdhënësi i moderatores ka thënë për mediat se Kevin nuk ka asnjë lidhje jashtëmartesore. “1 plus 1 nuk bëjnë 3. Kjo grua është mikeshë e Hunter”, tha ai. Një burim afër moderatores tha për HollywoodLife.com se Wendy nuk do të duket para kamerave që është e mërzitur dhe po vuan. Ajo nuk do ta lërë me kaq tani që çështja është bërë publike tha burimi.

Wendy Williams dhe Kevin Hunter kanë një djalë nga martesa e tyre 20-vjeçare.