7 hile gjeniale, që do t’ju shndërrojnë në një yll kuzhine! – AlpeGossip
7 hile gjeniale, që do t’ju shndërrojnë në një yll kuzhine!

7 hile gjeniale, që do t’ju shndërrojnë në një yll kuzhine!

Nëse vërtet besoni që dashuria vjen nga stomaku, atëherë për hir të saj mësoni disa truke të vogla.

 

Për të shmangur një rrëmujë të mundshme, merreni hurdhrën dhe ngroheni për 20 sekonda në mikrovalë. Do të qërohet lehtësisht, sa hap e mbyll sytë.

 

Përdorimi i buzëve të një luge është idealja në qërimin e xhinxherit.

Peshku ka tendencën të ngjisë në skarë dhe të thërrmohet. Që ta parandaloni në kohë, vendoseni peshkun mbi disa feta limoni, ku përpos të tjerave do të përfitoni edhe një shije të shkëlqyer.

Një picë e ngrohur nuk do të ketë kurrë shijen e një pice të sapodalë nga furra. Gjithsesi nëse ju duhet ta ngrohni me patjetër, bashkë me picën fusni brenda në mikrovalë edhe një gotë me ujë, për të parandaluar tharjen e picës.

Nëse jeni duke bërë një sallatë dhe ju duhen disa domate- qershi të prera në gjysmë, thjesht futini në mesin e dy pjatave dhe bëjini gati pa patur nevojën e një thike.

Mbajeni qepën në ngrirje për të parandaluar çlirimin e subatancave që shkaktojnë djegie dhe lotim të syve.

Mbështilleni bishtin e bananes me një letër kuzhine për të ndaluar pjekjen e menjëherëshme. Kështu do të mund ta konsumoni edhe në 5-6 ditët në vahdim.