SUPER GAFA E FANSAVE/ E urojnë gazetaren e njohur për martesë por ngatërrojnë… (FOTO) – AlpeGossip
SUPER GAFA E FANSAVE/ E urojnë gazetaren e njohur për martesë por ngatërrojnë… (FOTO)

SUPER GAFA E FANSAVE/ E urojnë gazetaren e njohur për martesë por ngatërrojnë… (FOTO)

Një keqkuptim i madh ka ndodhur si rrjedhojë e një fotoje të publikuar në Instagram nga gazetarja e njohur  Fjodora Fjora.

Kjo e fundit ka publikuar pak orë më parë një foto krah një mashkulli simpatik, duke bërë që ndjekësit të mendojnë se ai është partneri i gazetares. Fotoja e cila fillimisht ka qenë pas asnjë përshkrim, ka bërë që disa komentues të bëjnë gafë duke komplimentuar çiftin e duke i uruar dashuri të përjetshme.

 

 

Është dashur që Fjodora të sqaroj gjithë situatën dhe konfizionin e krijuar në një tjetër postim në Instastory ku dhe shkruan: “Ndjesē pë keqkuptimin.Për të gjithë ata që më urojnë dashuri tē përjetshme dhe martesë. Ky është vëllai im dhe s’ka dashuri më të madje se kjo..!”

Duket se më pas gazetarja është dashur të rregullojë edhe shkrimin në foto duke specifikiar që ai nuk është partneri i saj. Të dy vëlla e motër ka bërë një udhëtim dhe gjenden momentalisht në Pragë.

Vëllai i gazetares së emisionit “Chic” në News 24 jeton jashtë Shqipërie dhe Fjodora gjithmonë e ka shprehur dashurinë për të e madje udhëtojnë sa herë munden për të qenë pranë njëri-tjetrit.