NË PRITJE TË ËMBËL? Reagon pas lajmit Artjola Toska: Faleminderit, por… – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL? Reagon pas lajmit Artjola Toska: Faleminderit, por…

NË PRITJE TË ËMBËL? Reagon pas lajmit Artjola Toska: Faleminderit, por…

Ditën e sotme u përhap kudo lajmi se artistja e njohur shqiptare Artjola Toska, është në pritje të ëmbël.

Lajmi i cili u publikua fillimisht nga faqja ‘VipZone’, e më pas u përhap kudo, ishte i rremë. Artjola ka reaguar nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale ku përgënjeshtron lajmin, duke u shprehur se është bërë vetëm për të fituar më shumë klikime.

“Ju falenderoj me gjithë zemër por fatkeqësisht është lajm i pavërtetë që bëhet për klikime. Gjithësesi faleminderit për fjalët e mira”– shkruan Artjola.

Kujtojmë se artistja nuk është bërë ende nënë, ndaj komentet në rrjet ishin tejet pozitive, por më kot, pasi lajmi rezultoi i pavërtetë.