YLLI LIMANI FESTON DITËLINDJEN/ Rikthehet pas në kohë e ka disa fjalë për veten… (FOTO) – AlpeGossip
YLLI LIMANI FESTON DITËLINDJEN/ Rikthehet pas në kohë e ka disa fjalë për veten… (FOTO)

YLLI LIMANI FESTON DITËLINDJEN/ Rikthehet pas në kohë e ka disa fjalë për veten… (FOTO)

Shumë i talentuar dhe me këngët që menjëherë shndërrohen në hite, Ylli Limani është një ndër këngëtarët shqiptar më të pëlqyer e të kërkua në tregun muzikor.

Sot ai feston ditëlindjen dhe kthehet pas në fëmijëri ku i drejtohet vetes me disa fjalë shumë domethënëse.

“Me mujt me u kthy ne kohe, ketij kaqurrelit n’foto i kisha thon qe si ki vesht llapoq, puqrrat kan me tu hek me kalimin e kohes, edhe s’ki nevoje me marr jeten fort seriozisht.

I kisha thon mos me i qu hunt palidhje per gjithcka, edhe me fillu me u msu me i fal njerzt, se krejt gabojm. I kisha thon me kqyr sa ma pak televizor, me lexu sa ma shume, edhe normal, me knu.

Mos me u nal tu knu. I kisha thon qe ni dite ki me mrri me i bo krenar njerzt ma t’rendsishem qe i ki n’jete, edhe cdo hap drejt suksesit, i bukur ose i veshtire, ka me ja vlejt. Ka me ja vlejt, se ki me pas perreth njerez qe t’dojn pernime.

Seni kryesor, i kisha thon qe ka mu bo mire, edhe kur ka me tu dok qe s’ka ku shkon ma keq. Shume urime per Yllin ”, ka shkruar Ylli si për të këshilluar të gjithë me disa fjalë të vlefshme për jetën.