DITËLINDJA E KYLIET VAZHDON/ Scott dhe Sofia po bëjnë më shumë qejf se të gjithë (FOTO) – AlpeGossip
DITËLINDJA E KYLIET VAZHDON/ Scott dhe Sofia po bëjnë më shumë qejf se të gjithë (FOTO)

DITËLINDJA E KYLIET VAZHDON/ Scott dhe Sofia po bëjnë më shumë qejf se të gjithë (FOTO)

Ditëlindja e Kylie Jenner, është dhurata që ka marrë çdo pjesëtar i familjes së saj, duke përfshirë Scott Disick dhe Sofia Richie, të cilët po e kthejnë këtë pushim familjar në një takim të ‘’nxehtë’.

Scott dhe Sofia janë parë sëbashku të martën, në bregdetin e Portofions mbi një motor uji që është pjesë e jahtit 250 milion dollarësh të Kyliet. Në motorin e ujit mund të dallohet dhe i njëjti emërtim si në jaht.

Për raundin e parë, Scott e drejtoi  motorin e ujit ndërkohë që Sofia mbahej nga mbrapa. Meqë po flasim për të mbajturën nga mbrapa, të pasmet e Sofias dukeshin në formë teksa mbante veshur një palë bikini të vogla me printe leopardi.

Pasi bën disa xhiro, ishte rradha e Sofias që të drejtonte motorin për veten e saj. Pas disa xhirove e vetme, ajo mori në motorin e saj një nga shoqet e Kyliet.

Kylie ishte e zënë duke bërë foto  në jaht me vajzën e saj Stormi ndersa Travis duket se po i shijon shumë pushimet dhe po e kalon kohën vetëm duke luajtur me lojëra uji.