”JAM SHUMË I FORTË”/ Stresi flet për herë të parë për ndarjen nga Keisi: Unë e kaloj shumë shpejt… – AlpeGossip
”JAM SHUMË I FORTË”/ Stresi flet për herë të parë për ndarjen nga Keisi: Unë e kaloj shumë shpejt…

”JAM SHUMË I FORTË”/ Stresi flet për herë të parë për ndarjen nga Keisi: Unë e kaloj shumë shpejt…

Ndarja e Stresit nga e fejuara e tij, Keisi ka bërë bujë në media dhe dyshja vazhdojnë të jenë shumë të komentuar për shkak të postimeve që bëjnë në rrjete sociale.

I ftuar në emisionin e Roza Latit “Bukë me vete”, Stresi sqaroi se asnjëri nga postimet e tij nuk ka qenë për Keisin dhe shtoi se ai e kalon shpejt ndarjen.

“Unë s’kam postuar dhe s’do postoj kurrë për këtë punë. Janë çështje që nuk është hera e parë që i kaloj. Jam shumë i fortë. Unë e kaloj shumë shpejt çdo gjë”, u shpreh Stresi duke folur për herë të parë publikisht për ndarjen.