“ATLETET JANË NJË BEKIM”/ Zbuloni si t’i kombinoni në vjeshtë – AlpeGossip
“ATLETET JANË NJË BEKIM”/ Zbuloni si t’i kombinoni në vjeshtë

“ATLETET JANË NJË BEKIM”/ Zbuloni si t’i kombinoni në vjeshtë

Atletet janë një bekim! Jo vetëm që janë super të rehatshme dhe përkëdhelin këmbën tonë nga mëngjesi në darkë, por edhe kombinohen shumë thjeshtë. Majde, shkojnë me gjithçka, absolutisht gjithçka!

“Who What Wear” prezanton pesë kombinimet e preferuara që duhet t’i mbani vath në vesh për t’i zbatuar javën e ardhshme në punë.

Mendon se atletet e preferuara nuk shkojnë me pallton plot stil që ke në dollap? Mendo sërish. Vetëm sigurohu që ngjyra e palltos të jetë e ëmbël.

Në momentin që ateletet kombinohen me një fund shumë të shkurtër është një mrekulli. A e dini përse? Pikërisht, sepse dukemi sikur i kemi këmbët të gjata 1 kilometër. Për të qënë në rregull me stinën e vjeshtës, kombinojeni me një bluze të madhe që t’ju mbajë ngrohtë.

Ikonike! Atletet me xhinset blu janë një domosdoshmëri që duhet ta kemi patjetër në dollap. Ja përshembull në një ditë si kjo, ku shumë prej shumë mund të udhëtojnë buzë detit ose malit.

Të gjitha femrat e kanë në dollap një fustan të zi! Visheni me atletet tuaja të preferuara. Gjithashtu, mund ta kombinoni me aksesorë shumë minimalist.