1 JAVË FESTIME/ Brenda ditëlindjes së veçantë të Vesa Lumës (FOTO) – AlpeGossip
1 JAVË FESTIME/  Brenda ditëlindjes së veçantë të Vesa Lumës (FOTO)

1 JAVË FESTIME/ Brenda ditëlindjes së veçantë të Vesa Lumës (FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun Vesa Luma ka vendosur që këtë vit ta festojë ditëlindjen e saj në mënyrën më të veçantë. Ajo ka lajmëruar së fundmi që së bashku me mikeshat e saj të ngushta do të festojnë për 1 javë. Realisht Vesa mbush 33 vjeç në 12 maj, por ka vendosur që festimet t’i nis që tani.

Mbrëmjen e djeshme ajo është surprizuar nga mikeshat e saj në një festën surprizë për ditëlindjen. Ato kishin përgatitur në një darkë ku nuk mungonin zbukurimet pafund dhe dhuratat të shumta.

“Pasunia ma e madhe e imja jane njerezit e mij shume te afert me te cilet ndaj jeten! Jam teper me fat qe sot gezoj shoqni te sinqerte, qika te cilat kane qene aty per mua gjithmone, e qe edhe sonte festuam nje vite te bukur po plot me sfida gzime ndarje e bashkime. Falemderit nga zemra qikat e mija qe ju bashkangjitet ides teme me festu 1 jave ditlindjen. By the way, Po, i kom shoqet ma te bukra prej krejtvee.” , ka shkruar këngëtarja pranë postimit.