SURPRIZA për jurinë e “Dancing With The Stars” përlot Ema Andrean, i sjellin në skenë njeriun më të dashur (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZA për jurinë e “Dancing With The Stars” përlot Ema Andrean, i sjellin në skenë njeriun më të dashur (FOTO)

SURPRIZA për jurinë e “Dancing With The Stars” përlot Ema Andrean, i sjellin në skenë njeriun më të dashur (FOTO)

Mesa duket surprizat në spektaklin e famshëm “Dancing With The Stars”, nuk paskan fund mbrëmjen e sotme.

Por befasia e radhës nuk ka qenë për konkurentët, por për dy nga antëarët e jurisë, aktoren Ema Andrea dhe Gjergj Kaçinari. Vajza e Ema Andreas dhe djali i Alfred Kaçinarit ishin pjesë e spektaklit, një surprizë kjo për të gjithë, dhe sidomos për dy antarët e jurisë.

Në fakt Sara dhe Gjergji nuk janë të panjohur për publikun, pasi të dy janë mjaft të suksesshëm në fushën e artit, por mbrëmjen e sotme i prezantuan si vajza e Andreas, dhe djali i Kaçinarit. Të dy i surprizuan të gjithë teksa u shfaqën gati për të kërcyer, dhe secili i shoqëruar me nga një balerin profesionist, gat ër të sfiduar njëri-tjetrin. Por pjesa më e vështirë erdhi më pas, pasi Ema dhe Gjergji duhet të gjykonin fëmijët e tyre. Dhe në fakt nuk ishte aspak e lehtë për ta. Aktorja Ema Andrea është emocionuar më së shumti, dhe teksa kanë dhënë vlerësimet nuk kanë munguar as batutat dhe vlerësimet positive.