Tashmë zyrtare: Ja kur do të vijë Tolgahan Sayisman në Tiranë – AlpeGossip
Tashmë zyrtare: Ja kur do të vijë Tolgahan Sayisman në Tiranë

Tashmë zyrtare: Ja kur do të vijë Tolgahan Sayisman në Tiranë

Vetëm pak kohë më parë një burim për “Iconstyle.al” bëri të ditur se shumë shpejt do të vijë në Tiranë aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman.

Me ardhjen në Shqipëri të Almeda Abazit, bashkëshortes së tij, e cila është në rolin e prezantueses në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”, do të vijë edhe aktori shumë i dashur për shqiptarët, Tolgahan.

Sipas lajmit të publikuar nga “Iconstyle.al” Tolgahani do të vijë në Tiranë në muajin maj, ku do të jetë i ftuar special në spektaklin “Dancing with the stars”. Sipas burimi të “Iconstyle.al” ai do të mbajë për një natë rolin e anëtarit të jurisë, në një mbrëmje speciale.

Tashmë ardhja e aktorit të njohur turk është zyrtare dhe ai e ka konfirmuar edhe për një revistë turke “Ennmagazinn”.

“Tolgahan Saisman do të jetë mysafir për gruan e tij. Tolgahan, i cili u deklaruar “si dhëndri ideal” në qytetin e lindjes së Almedës, thanë se do të merrte pjesë në edicionin përfundimtar, në një natë speciale.”, shkruhet nw revistën turke

“Unë i kam lexuar skenarët e ardhshëm. Nuk kam ende asnjë gjë fikse akoma, por unë po vrapoj’”, mësohet të ketë thënë Tolgahan për revistën “Ennmagazinn”.