“MBYLLNI SYTË”/ Roza Latit i zgjidhen rrobabanjot në mes të emisionit (FOTO) – AlpeGossip
“MBYLLNI SYTË”/ Roza Latit i zgjidhen rrobabanjot në mes të emisionit (FOTO)

“MBYLLNI SYTË”/ Roza Latit i zgjidhen rrobabanjot në mes të emisionit (FOTO)

Këtë verë Roza Lati ka nisur një emision të ri “Bukë me vete” i cili zhvillohet në një kamper dhe të ftuar janë çdo të mërkurë dy personazhe të njohur të showbizit. Në puntatën e rradhës të ftuar ishin Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama.

Roza dhe dy djemtë pas udhëtimit me kamper dhe zhytjes në ujë, ndaluan për të ngrënë. Mirëpo teksa bisedonin, Rozës i ndodhi një e papritur. Moderatores iu zgjidhën pjesa e sipërme e rroba banjove dhe po mundohej t’i mbante me dorë.

Roza: Obobo mu zgjidhën

Lorenci: Qyqa

Olsi: Kush tu zgjidh mi?

“Mu zgjidhën rrobabanjot. Mbyllni sytë, ju lutem mbyllni sytë”, tha Roza, transmeton “Xing.al”.

Olsi mbyll sytë

Lorenci: Ta bëjmë si atëherë kur ishim të vegjël që gjasme mbyllnim sytë kur shihnim telenovela

Olsi: Po lidhi këpucët mi goc.

Roza: Olsi do i lidhësh?

Olsi: Të t’i lidh? Do që të më nxihet syri? Çohu Lorenc çohu

Roza: E kam seriozisht mu zgjidhën, të lutem do i lidhësh pak?

Olsi dhe Lorenci bëjnë sikur nuk e kanë mendjen që mos t’i lidhin rroba banjot Rozës.

Roza: Kur një njeri është në nevojë nuk ndihmoni?

Lorenci çohet dhe më në fund i lidh rrobabanjot Rozës./Xing.al