U ZHDUK NGA EKRANI PËR DY VITE/ Xhesika Ndoj zbulon çfarë i ndodhi (FOTO) – AlpeGossip
U ZHDUK NGA EKRANI PËR  DY VITE/ Xhesika Ndoj zbulon çfarë i ndodhi (FOTO)

U ZHDUK NGA EKRANI PËR DY VITE/ Xhesika Ndoj zbulon çfarë i ndodhi (FOTO)

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ishte këngëtarja shumë e komentuar, Xhesika Ndoj e cila u rishfaq në ekran pas dy vitesh mungesë.

Gjatë emisionit, Çani e pyeti Xhesikën pse vendosi të largohej nga ekrani dhe këngëtarja u shpreh se gjatë kësaj periudhe ka qenë e qetë dhe larg thashethemeve.

“Vendosa të largohesha pak, dhashë shumë show dhe s’më pëlqente. Kam preferuar vetë të largohem televizioni, por ndryshime nuk kam pasur domethënë, s’është se jam martuar. Kam qenë e qetë këto 2 viteve se sa më larg portaleve, sa më larg thashethemeve”, u shpreh Xhesika.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re që mban titullin “S’ta fali”, këngë të cilën ajo tha se nuk ja dedikon askujt.