I MAHNITSHËM DHE FRYMËZUES/ Modelja nxjerr në treg linjën e saj të veshjeve (FOTO) – AlpeGossip
I MAHNITSHËM DHE FRYMËZUES/ Modelja nxjerr në treg linjën e saj të veshjeve (FOTO)

I MAHNITSHËM DHE FRYMËZUES/ Modelja nxjerr në treg linjën e saj të veshjeve (FOTO)

Ajo mund të jetë vetëm 16 vjeç por modelja Kaia Gerber ka arritur tashmë diçka që stilistët e modës nëpër botë thjesht mund ta ëndërrojnë. Këtë javë adoleshentja ka nxjerrë në treg linjën e saj të veshjeve në bashkëpunim me drejtorin kreativ të Chanel Carl Lagerfeld, 84 vjeç.

Kaia, vajza e modeles së famshme Amerikane Cindy Crawford, 52 dhe biznesmenit Rande Gerber, 56 ka arritur shumë në fushën e modës, duke marrë pjesë në fushata të ndryshme, duke qenë pjesë e kopertinave të ndryshme dhe madje ka modeluar për firmat më të njohura në botë.

Koleksioni Karl Lagerfeld x Kaia, i cili do të dalë në shitje në fund të muajit, përfshin veshje dhe aksesorë që kombinojë stilin shik parizian të Lagerfeld me stilin e saj të LA. Veshjet përfshijnë shumë tipare dalluese të stilit të Lagerfeld si bluza, xhaketa lëkure dhe fustane të shkurtër të zinj por të gjitha këto veshje përmbajnë edhe stilin e qetë të vajzës së këndshme për të cilën Kaia njihet.

Si adoleshentja e cila fshihet pas disenjove të rrobave ajo madje edhe modeloi me to në Kaliforni. Duke folur për këtë koleksion Kaia tha: “Më ka pëlqyer shumë fakti që kam qenë pjesë e këtij procesi kreativ dhe pasi puna me Karlin është një ëndërr. Gjithnjë kam menduar se ai është një gjeni dhe falë tij kam parë se sa shumë punojnë stilistët dhe se sa shumë kreativitet nevojitet pëe çdo koleksion.”

Lagerfeld shtoi: “Kaia ka një sjellje rinore dhe të pavarur që është frymëzuese.” Ky bashkëpunim është mbështetja e Lagerfeld për modelen e re. Kaia e cila ka një ngjashmëri të pabesueshme me nënën e saj supermodele, do të jetë duke shpresuar të ketë të njëjtin sukses si Gigi Hadid, 23, e cila e bëri edhe më të njohur profiling e saj pas 4 bashkëpunimeve me Tommy Hilfiger. Karl Largefeld x Kaia, koleksion I cili përfshin edhe bizhuteri, size duelli dhe këpucë, do të dalë në treg përmes një sërë evenimentesh të organizuara në Los Angeles, Neë York dhe Paris më 30 Gusht.