“TË DYJA VAJZAT NUK GUXOJNË TË MA NGRENË ZËRIN”/ Por ja çfarë e nervozoi së fundmi Albërijen me Anxhelinën – AlpeGossip
“TË DYJA VAJZAT NUK GUXOJNË TË MA NGRENË ZËRIN”/ Por ja çfarë e nervozoi së fundmi Albërijen me Anxhelinën

“TË DYJA VAJZAT NUK GUXOJNË TË MA NGRENË ZËRIN”/ Por ja çfarë e nervozoi së fundmi Albërijen me Anxhelinën

Së fundmi, në emisionin “NIN” ishte e ftuar Albërije Hadërgjonaj, e cila ndër të tjera u pyet sa i takon marrëdhënies së saj me vajzat. Përpos momenteve të bukura, cili ka qenë ai rast ku të bijat e kanë nervozuar artisten?

“Të dyja janë shumë të pjekura, mënyra si i kam rritur…jam shumë e pushtetshme te fëmijët e mi, kanë respekt. i kam rritur me shumë sakrifica dhe halle. Në qoftë se ishi im e ka ngritur zërin ka vdekur ajo kohë, sot unë dua dialog, dashuri”, u shpreh Albëria duke treguar kështu që raporti me fëmijët është tepër i shëndetshëm, teksa duke qeshur tha se vështirë që vajzat t’ia ngrenë zërin.

“Ka pasur një rast me Anxhelinën, ka të bëjë me këngët e fundit. Unë kam tentuar që ajo të bëjë art tjetër, një rrymë tjetër, më komerciale. Edhe tha: mami unë e di çfarë bëj. Ouu, po kur të duhen gjëra kush e di çfarë bëhet? [qesh]. Jam më fat, janë vajza të edukuara”, përfundoi Arbërija.

Së fundmi Anxhelina ka publikuar këto dy këngë:

Më tej, Hadërgjonajt iu kërkua të listonte tre emrat të muzikës shqiptare, nga këngëtarja më e mirë te më pak e mira. Kështu në vendin e parë renditi Aurela Gaçen, si një artiste që performon çdo rrymë të mundshme muzikore, më pas Merita Halilin, si ikonën e muzikës popullore dhe në fund Artiola Toskën.

“Është më e re, ishalla s’po i ngel qejfi”.