Të enjten, Beyonce Knowles-Cartes shfaqi një foto të rrallë të binjakëve të saj, tashmë 18 muajsh, djalit Sir dhe vajzës Rumi teksa shijonin qëndrimin e tyre në Indi javën e kaluar.
Diva e muzikës R&B që ka arritur mbi 211 milion ndjekës, postoi dy fotografi të fëmijëve që kanë privilegjin të shijojnë plazhin në Mummbai.
Hera e fundit që fansat e 37-vjeçares panë vogëlushët ishte në skenën e koncertit të tyre OTR II, kur në ekranin e madh vendosur në skenë shfaqeshin momente nga jeta e çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay Z.
Beyonce shoqërohej në Indi jo vetëm nga binjakët nga mamaja e saj Tina Laëson dhe dhe bashkëshorti i saj i dytë Richard Lawson në dasmën luksoze të Anand Piramal dhe Isha Ambani, vajzës së njeriut më të paur në Indi.
Por ndonëse për pjesën tjetër të familjes ky ishte një udhëtim argëtues, për yllin e muzikës jo pasi i duhej të performonte në festën private të nuses së ardhme në 9 dhjetor.
Beyonve dhe moguli i repit Jay Z 49-vjeçar janë gjithashtu prindër të vajzës Blue Ivy, tashmë 6 vjeç.