PROBLEME ME ZORRËT? Mjeku ndërkombëtar tregon sesi ti shëroni ato - AlpeGossip
PROBLEME ME ZORRËT? Mjeku ndërkombëtar tregon sesi ti shëroni ato

PROBLEME ME ZORRËT? Mjeku ndërkombëtar tregon sesi ti shëroni ato

Nëse keni probleme me ndonjë gjendje ‘kokëfortë’ shëndetësore, siç është disbioza në zorrë, duhet të ndiqni këshilla të profesionistëve mjekësor.
Disbioza e zorrëve mund të shfaqet në trup në të gjitha format: simptoma të ndryshme të tretjes si fryrje barku, gazra, kapsllëk, ose dhimbje barku. Ajo gjithashtu mund të shfaqet në formë migrene, lodhjeje, ndryshimeve të disponimit etj. Hulumtimet e fundit kanë lidhur këtë gjendje shëndetësore dhe simptomat e saj të zorrëve me problemet e vazhdueshme të peshës, transmeton lajmi.net.

Lajmi i mirë është se ka një mënyrë për të rivendosur shëndetin e zorrëve dhe për të larguar problemin me peshë.

Si një gastroenterolog i integruar, Dr. Gerry Mullin, është përballur shpesh me pacientë me probleme të tilla, e që ka vendosur të tregojë disa nga mënyrat sesi të shërohet ky problem i zorrëve, si dhe të mbahet në nivel pesha njëkohësisht.

Ai rekomandon të mbani ekosistemin tuaj të brendshëm të ekuilibruar. Mikrobet e zorrëve në bilancin e duhur mbajnë imunitetin optimal dhe nxisin shëndetin.

Ju gjithashtu, sipas gastroenterologut, mund të kryeni aktivitet fizik për të parandaluar inflamacionin sistemik, i cili luan një rol në pothuajse çdo aspekt të shëndetit.

Ndër të tjera, Dr. Mullin rekomandon që të kufizoni konsumimin e ushqimeve që janë të larta në alkool, sheqer dhe fibra të fermentueshme.

Në mesin e ushqimeve që përmbajnë këto minerale janë gruri, qumështi, mjalti dhe fasulja.

Sapo zorrës t’i përmirësohet mikrobiomi, mjeku rekomandon se mund të përdorni ushqime të shëndetshme, si produkte të qumështit të fermentuar dhe të kultivuar (të cilat janë të pasura me prebiotikë) për t’u ushqyer me baktere të shëndetshme.

Ushqimet e pasura me prebiotikë përfshijnë shpargun, artiçoken, bananen, hudhrat dhe ushqime të tjera të pasura me fibra.

Në fund, nutricionisti iu sugjeron që ju të konsumoni ushqime të pasura me probiotikë.

Për ta arritur këtë, juve iu duhet të fusni në organizmin tuaj ushqime si jogurti, kefiri, lakra e turshisë etj.