‘Dua të largohem’– është deklarata e dëgjuar disa herë nga banorët në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Pas Armaldos dhe Ermionës, edhe Olta duket se po dorëzohet, lodhet e po ngarkohet nga loja.
Mëngjesin e sotëm, aktorja e njohur shpërtheu në të qara. Teksa qëndronte e ulur në shtrat, Olta, e vetme, filloi të fliste dhe të tregonte ndjesitë që kishte.
Mbrëmja e sotme është e rëndësishme për Oltën pasi ajo do duhet të marrë një vendim të rëndësishëm. Prej disa ditësh në shtëpi ndodhet një zarf i kuq, i cili mban emrin e saj sipër. Gjatë ‘Prime’ do mësojmë se ç’është shkruar për të e nëse do ketë fuqi mbi nominimet, ashtu siç është aluduar nga banorë të ndryshëm.