“TË MOS NA FLASI NJERI ME GOJË”/ Rezarta SHKURTA e paska mërzitur keq Herën (FOTO) – AlpeGossip
“TË MOS NA FLASI NJERI ME GOJË”/ Rezarta SHKURTA e paska mërzitur keq Herën (FOTO)

“TË MOS NA FLASI NJERI ME GOJË”/ Rezarta SHKURTA e paska mërzitur keq Herën (FOTO)

Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur Rezarta Shkurta është një mama shumë e përkushtuar ndaj të bijës, Hera. Hera është një vogëlushe me shumë stil, e cila ka shumë qejf të pozojë, të bëjë foto, të vishet e të krihet vetë pa ndihmën e askujt.

 

Rezarta publikon shpesh në Instastoryn e saj momente nga më të ndryshmet me të bijën. Ditën e sotme ajo ka shpërndarë një foto në të cilën Hera shfaqet e mërzitur dhe ka treguar arsyet që fshihen pas mërzitjes së saj.

Siç e përmendëm më sipër, vogëlushja ka qejf të kujdeset vetë për look-un e saj, por sot ka qenë Rezarta ajo e cila e ka rregulluar dhe kjo e ka mërzitur Herën. “Sot të mos na flasi njeri me gojë. Jemi të mërzitura: 1-sepse na ka veshur mami dhe s’kemi asgjë rozë; dhe si të mos mjaftonte, mami më ka kapur flokët, gjë e cila nuk më pëlqen fare”, ka shkruar këngëtarja në Instastoryn e saj.