Të gjithë e shohin si IKON MODE por Jonida Maliqi mendon se është dukur skandaloze: Këtë performancë timen nuk e shoh... (VIDEO) - AlpeGossip
Të gjithë e shohin si IKON MODE por Jonida Maliqi mendon se është dukur skandaloze: Këtë performancë timen nuk e shoh… (VIDEO)

Të gjithë e shohin si IKON MODE por Jonida Maliqi mendon se është dukur skandaloze: Këtë performancë timen nuk e shoh… (VIDEO)

Jonida Maliqi është jo vetëm një nga këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar por edhe një vajzë e cila me stilin e saj të veçantë të kombinimit të veshjeve frymëzon shumë nga ndjekësit e saj. Në të gjitha daljet e saj publike Jonida kujdeset shumë për paraqitjen e saj ama jo gjithmonë ka qenë kështu.

Këtë të shtunë këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” në të cilin ka rrëfyer se në fillimet e karrierës së saj nuk është se ka bërë zgjedhjet më të mira të mundshme në veshje.

“Kur je në periudhën e adoleshencës tenton të rritesh në moshë.Kam patur një këngë për Nënë Terezën me Katsriot Tushën. Unë mund të kem qenë rreth 20 vjeç por dukem si 45 vjeç, e tmerrshme. Kam veshur një kostum kaf kamosh, me tegela të bardhë me një këmishë të bardhë si prift, flokët e gjata me vaj, me taka alla “Spice Girls”. Për natë finale i njëjti version variant akllas i bardhë. Uroj që RTSH të mos i ketë në arkiv pasi nuk mund ta shoh veten. Kam bërë një gjë të tillë edhe në Këngë Magjike, kisha veshur një fustan të bardhë si nuse, me flokët portokalli me një baluke që ishte trend për sfilata jo për skenë. “,- ka treguar me humor Jonida.