SHTATZËNË PËRMES FEKONDIMIT IN VITRO/ Juliana Nura: Donatori është shqiptar – AlpeGossip
SHTATZËNË PËRMES FEKONDIMIT IN VITRO/ Juliana Nura: Donatori është shqiptar

SHTATZËNË PËRMES FEKONDIMIT IN VITRO/ Juliana Nura: Donatori është shqiptar

Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të ëmbël. Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova u shfaq me barkun e rrumbullakosur në premierën e reality show-t të saj “Eagle Queen”, duke i dhënë fund spekulimeve për shtatzëninë.

Pas prezantimit, vëmendja u përqendrua te identiteti i babait biologjik të foshnjës. Në rrjetet sociale qarkulluan aludime të shumta, madje me nota humori u përmendën edhe emra si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Në një intervistë për “Prive”, Juliana vendosi të sqarojë publikisht çështjen dhe të shuajë zërat.

“Personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga babai”, tha ajo.

Ajo tregoi se zgjedhja për t’u bërë nënë përmes fekondimit in vitro ishte e menduar prej kohësh dhe se dëshironte ta përjetonte këtë rrugëtim si nënë e vetme.

Sipas Julianës, ky vendim ishte mënyra më e mirë për të shmangur probleme apo marrëdhënie të pasigurta që mund të ndikonin në të ardhmen e saj dhe të fëmijës.

“Ky nuk ka qenë një vendim impulsiv. E kam menduar gjatë dhe kam besuar se kjo ishte zgjedhja më e mirë për mua dhe për fëmijën tim”, u shpreh ajo.

Ish-banorja reagoi edhe ndaj kritikave që ka marrë pas publikimit të lajmit për shtatzëninë, duke theksuar se nuk e konsideron vendimin e saj egoist.

“Askush nuk mund të më gjykojë pa qenë në vendin tim. Kam vënë re se komentet negative kanë ardhur kryesisht nga burrat, ndërsa gratë më kanë mbështetur dhe më kanë përgëzuar për guximin”, deklaroi Nura.

Juliana bëri të ditur se historia e plotë e këtij rrugëtimi do të rrëfehet në episodet e reality show-t të saj, “Eagle Queen”.