“NUK KËRKON KURRË FALJE”/ Flasin Selin dhe Gimbo: Ajo nervozohet për çdo gjë – AlpeGossip
“NUK KËRKON KURRË FALJE”/ Flasin Selin dhe Gimbo: Ajo nervozohet për çdo gjë

“NUK KËRKON KURRË FALJE”/ Flasin Selin dhe Gimbo: Ajo nervozohet për çdo gjë

Selin Bollati dhe DJ Gimbo ishin të ftuar mëngjesin e kësaj të marte në emisionin “Wake Up”, ku dhanë intervistën e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”.

Përveç projektit muzikor “DJ Remix” dhe planeve në karrierë, dyshja folën hapur edhe për marrëdhënien e tyre, duke zbuluar se kush është më romantik, kush kërkon falje i pari dhe si përpiqen ta mbrojnë lidhjen nga ekspozimi i tepërt.

E pyetur se kush është më xheloz, Selin tha se nuk e konsideron veten person xheloz, por pranoi se ndonjëherë e përjeton këtë ndjenjë “brenda normales”.

“Unë jam romantike në heshtje, ndërsa Gimbo e tregon përmes gjesteve. Kafen e mëngjesit ma bën gjithmonë ai, siç ndodhte edhe në ‘Big Brother’, ndërsa unë mundohem ta plotësoj në mënyrën time”, u shpreh ajo.

Sa i përket debateve, Selin tha se partneri e ka më të vështirë të kërkojë falje.

“Gimbo nuk është i lehtë në këtë pjesë, edhe kur është vetë gabim, por po punojmë”, tha ajo me humor.

Nga ana e tij, DJ Gimbo zbuloi se zakoni që e nervozon më shumë te Selini është stresi i saj për gjithçka, ndërsa Selin u ankua se partneri nuk i vendos kurrë gjërat në vendin e tyre.

Çifti foli edhe për vendimin për të mos e ekspozuar vazhdimisht marrëdhënien në rrjetet sociale.

“Jemi munduar të mos postojmë çdo gjë dhe të mos jemi kaq të ekspozuar. Kam parë çifte që për shkak të presionit të rrjeteve sociale përfundojnë duke jetuar më shumë për publikun sesa për njëri-tjetrin. Jo çdo gjë që postojmë është ajo që po jetojmë realisht”, u shpreh Selin.