DO BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Lorik Cana zbulon gjininë e bebit dhe dëshira ju plotësua – AlpeGossip
DO BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Lorik Cana zbulon gjininë e bebit dhe dëshira ju plotësua

DO BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Lorik Cana zbulon gjininë e bebit dhe dëshira ju plotësua

Pak ditë më parë, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika zbuluan se po presin të bëhen prindër për herë të dytë. Monika postoi një foto në Instagram ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur krah Lorikut dhe çifti dukeshin shumë të lumtur.

Mbrëmjen e djeshme Loriku ishte i ftuar në “Tring Sport” dhe zbuloi se do bëhet me vajzë. Monika postoi një foto nga ky moment dhe shkruajti: “Është vajzë”.

Çifti e kishin me shumë dëshirë të bëheshin prindër të një vajze dhe madje i kanë gjetur emrin.

Në një intervistë të një viti më parë Loriku u shpreh se ai dhe bashkëshortja duan që pas djalit të kenë një vajzë dhe ta quajnë Enkelejda. Siç duket çifti i pëlqen shumë emrat ilirë sepse emri i djalit të parë, Bojken është emër ilir dhe Enkelejda gjithashtu.