FESTIVALI I FILMIT/ Të famshmet që shkëlqyen me diamantë në tapetin e kuq të Kanës (VIDEO) – AlpeGossip
FESTIVALI I FILMIT/ Të famshmet që shkëlqyen me diamantë në tapetin e kuq të Kanës (VIDEO)

FESTIVALI I FILMIT/ Të famshmet që shkëlqyen me diamantë në tapetin e kuq të Kanës (VIDEO)

Në edicionin e 71-të të festivalit të filmit në Kanë të Francës, vëmendje e veçantë i është kushtuar diamantëve dhe bizhuterive të shtrenjta të kombinuara në veshjet e aktoreve dhe supermodeleve të famshme.
Gazeta Livingit.euronews.com, i ka kushtuar një artikull diamantëve, arit e gurëve të rubinit të cilat janë përdorur nga të famshmet si: Bella Hadid, Irina Shayk etj.

Qilimi i kuq i Festivalit të Filmit të Kanës nuk do të ishte i plotë pa domethënien e diamantit, arit, rubinit, smeraldit dhe të bizhuterive të përdorura nga aktoret më të dashura si dhe supermodelet, shkruan e përditshmja, Livingit.

Cate Blanchett në Julianne Moore, Marion Cotillard te Bella Hadid dhe Irina Shayk, të gjitha marrin hua bizhuteri nga markat luksoze.

Një koleksion i qilimave të kuq përshkruhet si një “ylber” nga Caroline Scheufele, bashkë-presidente e Chopard.

Marka zvicerane është partneri zyrtar i ngjarjes dhe sjell në Kanë 71 copa unike për të përfaqësuar edicionin e 71’të të Festivalit.

Ideja është të pasqyrojë shumëllojshmërinë e të famshmëve që vijnë në Kanë këtë vit. Por Chopard nuk është i vetmi, shkruan Euroneës, transmeton Gazeta Express.

Markat e tjera të bizhuterive gjithashtu vijnë në Croisette me shpresë që të fotografohen në tepihun e kuq.

Përktheu: Liridona Çeta