Çantat dhe çizmet e reja nga LOUIS VUITTON janë gjithçka na duhet në jetë! (FOTO) – AlpeGossip
Çantat dhe çizmet e reja nga LOUIS VUITTON janë gjithçka na duhet në jetë! (FOTO)

Çantat dhe çizmet e reja nga LOUIS VUITTON janë gjithçka na duhet në jetë! (FOTO)

Pas Valentino, me një koleksion të këndshëm, radhën për të publikuar krijimet për sezonin e para vjeshtës, 2018, e ka Louis Vuitton. Shtëpia franceze e modës nuk zhgënjen ndonjëherë dhe këtë sezon qëndroi pranë pritshmërive të fansave.

Fokusuar kryesisht në një paletë të thjeshtë ngjyrash neutrale, LV ia di pikat e forta vetes. Çantat e këtij koleksioni ishin protagonistët e veshjeve. Forma të rregullta, të ngrira dhe miksime të logos LV me print leopardi. Këto togfjalësha përmbledhin më së miri çantat e Pre-Fall 2018.

 

Ndërsa çizmet janë pa dyshim të mrekullueshme. Kanë takë druri në formë plusi, lëkurë pakëz e rrudhur dhe vijnë në disa ngjyra si e bardhë, jeshile, bezhë, e zezë dhe kafe e errët. Tranzicioni nga verë në vjeshtë do të jetë një fushë loje për fashionistat këtë vit.

 

Koleksioni përmban dy krijime me ngjyra të ndezura e të plota: një fund me pala korrenti, i kuq gjaku, kombinuar me një bluzë rozë të shkurtër e të fryrë; dhe një fund ngjyrë pjeshke, po me pala korrenti kombinuar me një bluzë bojëqielli elektrike, me fruda përpara. Në këtë koleksion, LV ose është i përditshëm e komod, ose glamoroz e qendra e vëmendjes.