PAS NDARJES NGA ANGELINA JOLIE/ Brad Pitt nuk do ta bëjë më kurrë këtë gjë – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA ANGELINA JOLIE/ Brad Pitt nuk do ta bëjë më kurrë këtë gjë

PAS NDARJES NGA ANGELINA JOLIE/ Brad Pitt nuk do ta bëjë më kurrë këtë gjë

Brad Pitt raportohet se nuk dëshiron që të lidhet më me ndonjë të famshme, në të ardhmen. Aktori 54-vjeçar, i cili u divorcua nga bashkëshortja Angelina Jolie në 2016-n, së fundmi ka nisur një lidhje, por sipas një burimi të afërt me Brad, ai do që ta mbajë jetën e dashurisë larg vëmendjes së publikut.

“Nuk mund ta shoh Pitt duke u lidhur me ndonjë femër super të famshme sërish, mund ta shoh të lidhur me një person që nuk njihet”, sqaroi burimi.

Ky i fundit sqaroi për “New York Post” se, nëse Brad do të vendoste të martohej për herë të tretë, do të ishte një martesë private.

“Brad bëhet shumë familjar kur flitet për të afërmit, është shumë i lidhur me prindërit dhe vëllain me motrën e tij janë të martuar. Mund ta shoh atë të martohet sërish, por do të jetë një lidhje më private”, tha burimi.

Aktori ka 6 fëmijë me Angelina-n, Maddox, 17 vjeç, Pax, 14 vjeç, Zahara, 13 vjeçe, Shiloh, 12 vjeç, Vivienne, 10 vjeçe dhe Knox, 10 vjeç.