Dy muaj pas dasmës madhështore që mbajtën në shtator, Blero dhe Afrona kanë nisur sot muajin e mjaltit. Çifti e kishin bërë të ditur edhe më parë që kishin zgjedhur Hawaii-n si destinacionin e tyre dhe më në fund ka ardhur koha që të dy t’i përkushtohen njëri-tjetrit e të lënë për pak kohë punën.
Blero dhe Afrona me të mbërritur në resortin luksoz “Timbers Kauai Ocean Club and Residences” kanë postuar foto e video duke na treguar pamjet mahnitëse.
Afrona ka treguar ambientet e brendshme të hotelit ndërsa Blero pamjen që ofrohet jashtë, me det e gjelbërim.