“Instagrami” i ndërpret “live-n”, Eva Murati zbulon arsyen qesharake: Vendosa… – AlpeGossip
“Instagrami” i ndërpret “live-n”, Eva Murati zbulon arsyen qesharake: Vendosa…

“Instagrami” i ndërpret “live-n”, Eva Murati zbulon arsyen qesharake: Vendosa…

Eva Murati është prezantuesja sportive që përveç profesionalizmit komentohet shpesh për bukurinë dhe jetën e saj private. Edhe pse e distancuar disi nga rrjetet sociale, Muratit duket se i ka ndodhur një incident i vogël me rrjetin social ‘Instagram’ i cili i ka ndërprerë bisedën me ndjekësit e saj.

 

“Gjithë ai ‘live’ i bukur që bëra me ju, u ndërpre nga ‘Instagrami” sepse e ngrita muziken me zë shumë të lartë. E kapi ‘Instagrami’ dhe e llogariti sikur po e shfrytëzoja muzikën për përfitime personale, as nuk u ruajt për 12 orë, asgjë. Do filloj të jem pak më shumë aktive sepse kam bëre pushim si në ‘Facebook’ dhe në ‘Instagram’”- u ka thënë Eva ndjekësve të saj virtual.