DUKET E MAHNITSHME/ Vajza e Courteney Cox vesh fustanin që ka mbajtur e ëma përpara 21 vjetësh – AlpeGossip
DUKET E MAHNITSHME/ Vajza e Courteney Cox vesh fustanin që ka mbajtur e ëma përpara 21 vjetësh

DUKET E MAHNITSHME/ Vajza e Courteney Cox vesh fustanin që ka mbajtur e ëma përpara 21 vjetësh

Sapo ka mbushur 14 vjec, dhe Coco Arquette, vajza e Courteney Cox, duket e jashtëzakonshme! Adoleshentja sipas gjasave, do të ndjekë rrugën e së ëmës përsa I përket elegancës dhe shijeve në veshje ( edhe pse si pamje, nuk ka marrë shumë prej saj)!!!

Ndryshe nga sa bëjnë një pjesë e vajzave, që I konsiderojnë të vjetëruara shijet e nënave te tyre, Coco ka krejt tjetër mendim për nënën e vet, e madje I pëlqen të vishet si ajo. Këtë e tregoi dhe fotoja e hedhur së fundi në rrjetet sociale nga Courtney, ku shihet sesi e bija ia ka gjetur vendin fustanit të saj të vjetër.

“ Nuk jam njeri që I ruaj gjërat, por kjo ka qenë vërtet një blerje e zgjuar. Pas 21 vjetësh“, ka shkruar aktorja në krah të fotos që e tregon të bijën me të njëjtin fustan, dikur të preferuar prej saj.