NJË DITË PAS DITËLINDJES/ Getinjo zbulon dhuratat që mori nga Loredana dhe Mozzik (FOTO) – AlpeGossip
NJË DITË PAS DITËLINDJES/ Getinjo zbulon dhuratat që mori nga Loredana dhe Mozzik (FOTO)

NJË DITË PAS DITËLINDJES/ Getinjo zbulon dhuratat që mori nga Loredana dhe Mozzik (FOTO)

Një ditë më parë, reperi i njohur, Getinjo, festoi ditëlindjen e tij të 28-të. Ai zbuloi se e kaloi këtë ditë speciale pranë vëllait të tij dhe njerëzve më të dashur. Përveç kësaj Getinjo tregoi dhe dy nga dhuratat e marra nga kunata, Loredana dhe vëllai, Mozzik.

Krah fotos ku shihet torta e përgatitur me luleshtrydhe dhe qirinjtë e ditëlindjes, ai ka shkruar: “Faleminderit shumë kunatë. Zoti të ruajt ty dhe familjen gjithmonë”, ndërsa në postimin e radhës ku shihet xhupi nga firma ‘Diesel’, Getinjo ka shkruar: “Faleminderit vëllai im.  Të dua”. Ndonëse këto nuk janë surprizat e vetme që ai ka marrë, me siguri reperi është ndjerë tepër i lumtur dhe i vlerësuar sa ka preferuar ta ndajë këtë gjë me të gjithë.

Kujtojmë se prej disa kohësh Getinjo dhe Mozzik janë zhvendosur për të jetuar në Gjermani, aty ku dhe po sjellin projekte të reja muzikore, të cilat janë kthyer menjëherë në hite dhe numërojnë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’.