Publikohet foto e parë e ribashkimit të Spice Girls – AlpeGossip
Publikohet foto e parë e ribashkimit të Spice Girls

Publikohet foto e parë e ribashkimit të Spice Girls

Vajzat Spice kthehen së bashku në funksion të “projekteve të punës” të reja. Lajmi zyrtar erdhi pas përhapjes së një foto të grupit të marrë ditën e premte.

Victoria Beckham, Geri Halliwell, Emma Bunton, Melanie Broën dhe Melanie Chisholm u ribashkuan në shtëpinë e “Ginger Spice”, me agjentin e tyre historik Jo Milloy, i cili konfirmoi thashethemet e medias britanike.

Në rrjetin social Instagram Milloy ka publikuar një foto të vajzave duke shkruar : “Ne patëm një pasdite të mrekullueshme. Na duket se koha e duhur ka ardhur për të eksploruar mundësi të reja së bashku” .

Në foton e dytë të postuar së bashku ka edhe menaxherin e tyre të mëparshëm, Simon Fuller.

“Ne jemi gjithmonë të tronditur për interesin e madh që ka në botë për vajzat Spice. Duket se është momenti i duhur për të eksploruar disa mundësi të pabesueshme të reja së bashku”- tha grupi britanik, fenomen i popit të viteve ’90 që debutoi me “Wannabe”, në vitin 1996.

Ato gjithmonë janë konsideruar grupi femër me “vajzat më të suksesshme”, me mbi 85 milionë rekorde të shitura në të gjithë botën. Spice do të marrë 10 milionë paund secila.

Megjithatë, në marrëveshjen ekziston një klauzolë e veçantë që duhet respektuar dhe ka të bëjë me Posh-Spice Victoria që nuk do të këndojë live.

Për gazetën “The Sun”, projektet e ardhshme mund të përfshijnë një shfaqje të re televizive në Kinë dhe një album që përfshin hitet e tyre më të mëdha.