Këto janë prezantueset që nuk i besojnë të tjerëve dhe vishen me “gjërat” e tyre (FOTO) – AlpeGossip
Këto janë prezantueset që nuk i besojnë të tjerëve dhe vishen me “gjërat” e tyre (FOTO)

Këto janë prezantueset që nuk i besojnë të tjerëve dhe vishen me “gjërat” e tyre (FOTO)

Prezantuesja e një prej spektakleve më të ndjekur “Ishulli i të famshmëve” (Isola dei
famosi), Alessia Marcuzzi, ndau në rrjetet sociale se këtë vit do vishte “gjëra” nga
gardëroba e saj. Nuk mendova se me “gjëra” Alessia nënkuptonte një kostum të
mirëstrukturuar nga Yves Saint Laurent kombinuar me stiletto Casadei. Prisja ndonjë
këmishë nga Zara, H&M, Massimo Dutti, Oviesse.

 

Veshja e dytë që Ale ka zgjedhur për të prezantuar spektaklin nuk është më ekonomike
se e para, përkundrazi. Ka zgjedhur një xhaketë nga dizajnerja britanike Stella McCartey, për të cilën pohon se e ka veshur dhe tek “Grande Fratello”, fundi është i Alberta Ferretti, këpucët Gianvito Rossi, aksesorët nga Atelier VM.
Madje aq shumë është dashururar pas gardërobës së saj, sa në çdo emision zgjedh
gjëra të sajat, me të cilat mund ta kemi parë dhe më herët.

Njësoj si Alessia e mendon dhe Arbana Osmani, një prej prezantueseve më në zë në
vendin tonë. Madje Arbana këtë gjë e ka bërë përpara Marcuzzit. Ajo thotë për
Tiranapost.al: “Gjithnjë preferoj gjëra nga gardëroba ime”. Në këtë mënyrë nuk i
dorëzohet veshjeve të sponsorizuara nga dikush që ndoshta nuk ia thotë fare modës.
Por ka shumë të tjera që i besojnë verbërisht një sponsori duke ia lënë në dorë 100%
veshjen. Patjetër që nëse duhen outte të reja çdo ditë, është pak e vështirë të sistemohesh me gjërat e tua, kjo dihet. Besoj që ka arsye të ndryshme pse dikush
vendos t`i besojë dollapit personal. Cilatdo qofshin ato, e rëndësishme është që
rezultati të jetë për t’u komplimentuar.

Këto janë disa nga herët kur Arbana është stiluar me gjërat e saj, dhe duket që ndjehet
shumë mirë me to.

Preferon dukshëm të zezën dhe të bardhën, prerje vertikale të cilat i japin gjatësi siluetës si dhe elegancë milaneze. E njeh shumë mirë fzikun e saj si dhe
tenton gjithnjë të respektojë kodin, pa u drejtuar shumë nga nuancat tendencë, por nga ato me të cilat ajo ndjehet komode. Për t’u nënvizuar është fakti se gjithnjë duket tek të njëzetat, pa u ekzagjeruar me truk./Tiranapost.al

Nje puthje per te gjitha gocat ❤️ @jetmiradushi @enilenahair_makeup

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on