U LARGUA NGA TOP CHANNEL? Gazetari i njohur hedh poshtë spekulimet dhe zbulon… (FOTO) – AlpeGossip
U LARGUA NGA TOP CHANNEL? Gazetari i njohur hedh poshtë spekulimet dhe zbulon… (FOTO)

U LARGUA NGA TOP CHANNEL? Gazetari i njohur hedh poshtë spekulimet dhe zbulon… (FOTO)

Ervin Kurti është një nga gazetarët më të njohur të showbiz-it shqiptar, i cili për dy sezone radhazi ishtë pjesë e “Top Show Magazine” krah Alban Dudushit dhe Albana Osmani për të komentuar VIP-at shqiptarë.

Pas mbylljes së programit u tha se Ervini u largua nga “Top Channel” drejt një tjetër televizioni, por sot gazetari hodhi poshtë të gjitha thashethemet.

Në një intervistë për “Pop Culture” ai zbuloi se vazhdon të jetë pjesë e medias prestigjioze dhe madje tregoi se shumë shpejt do ta shohim në emisionin e të dielës krah Nevina Shtyllës, Edi Manushit dhe Fjoralba Ponarit.

Ervini tha se do të ketë një rubrikë të veçantë në emision që do t’i dedikohet showbiz-it.