FOTOGRAFI I VIPAVE/ Nga Cardi B tek Xhesika Berberi, Albert Marashi zbulon të pathënat e punës me të famshmit – AlpeGossip
FOTOGRAFI I VIPAVE/ Nga Cardi B tek Xhesika Berberi, Albert Marashi zbulon të pathënat e punës me të famshmit

FOTOGRAFI I VIPAVE/ Nga Cardi B tek Xhesika Berberi, Albert Marashi zbulon të pathënat e punës me të famshmit

Albert Marashi është fotografi i njohur me origjinë shqiptare, i cili prej shumë vitesh jeton e punon në SHBA. Ai është një  nga fotografët më të talentuar që me punën e tij ka bërë për vete shumë të famshëm si Cardi B, Gigi Hadid, 50 Cent etj.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ai ka rrëfyer fillimet e karrierës së tij dhe punën me disa prej të famshmëve që ka pasur mundësinë të takojë.

“E kam nisur si ilustrues duke rikrijuar fushatat kozmetike, editoriale mode dhe u apasionova mbas fotove të bëra nga fotografët për revista të ndryshme. Në moshën 17-vjeçare mora një aparat fotografik dhe nuk kisha aspak njohuri nga fotografia por kisha vizionin e një artisti. Asnjëherë nuk pashë nga e shkuara. Atë kohë vendosa të studioja teknika për “Advertising” dhe “Creative Direction” në universitetin F.I.T në New York ,dhe ndërkohë udhëtoja për projekte deri në Australi” – tregoi Alberti për fillimet e vështira.

Marashi zbuloi gjithashtu se në fillimet e tij talentin i’a vlerësuan fotografi i famshëm shqiptar Fadil Berisha dhe modelja Emina Cumulaj, pasi ai nuk kishte njohuri të mjaftueshme mbi modën.

“Në fillimet e mija nuk kisha njohuri mbi modën sepse jam rritur në Bronx, me jo shumë mundësi artistike si në pjesët e tjera të New York. Mësoja dhe krijoja vetë mbi drejtimin artistik. Fatmirësisht puna ime tërhoqi vëmendjen e Emina Cunmulaj dhe Fadil Berishës që më mbështetën si artist shqiptar. Kam patur fatin të punoj me të dy për shumë vite. Çdo gjë është e mundur nëse ndjek ëndrrat e tua” – u shpreh fotografi.

Gjithashtu Alberti zbuloi eksperiencat me përsonazhet dhe firmat e njohura në botë më të cilat ka bashkëpunuar, pa harruar shqiptaret për të cilat thotë se janë të preferuarat e tij.

“Të punoja për Ralph Lauren, Maybelline New York, Bloomingdales. Kam pasur shansin të takoj shumë personazhe të modës dhe showbiz-it si Gigi Hadid, Bella Hadid, Adriana Lima, 50 cent, French Montana, Cardi B e shumë të tjerë. Por më të preferuarat e mia kanë qenë shqiptarët VIP si Emina Cunmulaj, Adelina Ismajli dhe muzat shqiptare mundem të përmend Xhesika Berberi, Arselajda Buraku, Donique Gjurashaj, Kleofina Pnishi” – shtoi më tej ai.