“U arratisa në Greqi nga mali kur isha 14-15 vjeç”: Sinan Hoxha rrëfen jetën e vështirë – AlpeGossip
“U arratisa në Greqi nga mali kur isha 14-15 vjeç”: Sinan Hoxha rrëfen jetën e vështirë

“U arratisa në Greqi nga mali kur isha 14-15 vjeç”: Sinan Hoxha rrëfen jetën e vështirë

Këngëtari i famshëm shqiptar Sinan Hoxha sot është një ndër artistët më të suksessëm shqiptarë. Por ndonëse sot jeton një jetë luksoze, adoleshenca dhe rinia e tij nuk kanë qenë aspak të thjeshta dhe këtë ai e ka rrëfyer në emisionin “Boom” mbrëmjen e së premtes.

“Vajta në Greqi për herë të parë nga vitet 90. Ishte koha kur këta tanët nuk të linin në kufi, kurse greku të priste. Isha shumë i vogël, nja 14-15 vjeç dhe vajtëm atje, kalo një mal, kalo një kodër, baltë e shi ishim bërë ne telef pa bukë. Një familje më pa atje dhe tha “krima”. Krima do të thotë i vogël. Më mori në shtëpinë e vet dhe më futi brenda. Më tha do lash 3-4 makina tek ai dyqani që shisnin makina. Më shumë më mori për gjynah se unë isha i vogël dhe nuk është se do bëja punë, u erdhi keq.”-rrëfeu këngëtari i njohur.

 

Më tej ai tregoi sesi në Greqi kishte hasur gjëra që në Shqipëri nuk ekzistonin, siç ishte dushi.

“Ne ishim mësuar laheshim me kanaçe. Para se të shtronin drekën thanë që ky do hajë me ne. Unë kisha mësuar disa fjalë greqisht. Me thanë para se të hamë buku futu bëj një dush se jë bërë pis. Futem unë tek dushi, nuk e dija çfarë ishte dushi. Pashë një çezmë aty, e hapa unë akull uji…prit se po ngrohet s’ka, prit se po ngrohet s’ka. E mbylla! Thashë prit se mos është kjo tjetra?! Hapa atë, valë ai. Prit se po vjen tamam …po unë nuk e dija që ato duhet të kombinoheshin të dyja. Si përfundim u lava me ujë të ftohtë. Kur doola po dridhesha dhe zonja mendoi se mos isha i sëmurë. Ishte uji i ftohtë.i thashë. Pse i ftohtë tha, ka ujë të nxehtë! Jo i thashë ka dy alternativa, ose akull fare ose me u përvelu sa të përvëlohesha me mire u lava me uje te ftohtë.”-tregoi Hoxha në studion e emisionit. Por emigrimi në Greqi rezultoi të ishte një ndihmesë e madhe për të, pasi siç rrëfeu më tej këngëtari, me paratë e mbledhura, hapi biznes në Shqipëri.

“Kur u ktheva nga Greqia u ktheva me 800 mijë dhrami, afërsisht 4 mln lekë, po 4 mln lekë ishin shumë në atë kohë. Sa erdha unë, vëllai tha do bleme një makinë. Si përfundim vëllai kishte një shok nga Korca që na ka ndihmuar shumë. Ai tha se do bëni një biznës, furrë buke. Ai na ndihmoi habëm një furrë bukë, më pas bëmë dy dhe ishim të parët në Tiranë që hapëm furrat e bukës.”-rrëfeu ai.