Velina e re e ‘Xing me Ermalin’ e çmendi publikun shqiptar me daljen e saj të parë në televizion.
Provokuese dhe seksi, ajo tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve, duke u kthyer në njërën prej vajzave më të komentuara në media.
Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke publikuar vazhdimisht foto dhe video të sajat nga ambjentet e punës dhe jo vetëm.
Së fundmi, Kejvina postoi në Instastoryn e saj foto të fëmijërisë, ku e shohim me flokët bisht dhe me barkun jashtë.
Duket se velina ka qenë e njëjta bjondinë lozonjare që është dhe tani.
Gjithmonë e buzëqeshur dhe me veshje provokuese, Kejvina mbetet një nga vajzat më të preferuara të ekranit.