“MOS RRINI ME ILIRIN SE…”/ Balerini i njohur debaton me Einxhel: A e zure emrin tim me gojë? – AlpeGossip
“MOS RRINI ME ILIRIN SE…”/ Balerini i njohur debaton me Einxhel: A e zure emrin tim me gojë?

“MOS RRINI ME ILIRIN SE…”/ Balerini i njohur debaton me Einxhel: A e zure emrin tim me gojë?

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP” ka pasur një debat mes Einxhel dhe Ilirit. E gjitha ka nisur nga një fjali e thënë nga moderatorja, ku ka përmendur emrin e balerinit të njohur.

Ajo u është drejtuar banorëve të rinj duke u thënë se “mos rrini me Ilirin se do ju nominoj”. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer balerinit, i cili i ka thënë se pse grupi i saj duhet të rrinë bashkë gjatë gjithë kohës, e të tjerët jo.

Biseda mes banorëve:

Iliri: Me mua e pate, se ju the çunave do ju nominoj se rrini me Ilirin. A e the këtë gjë? A e zure emrin tim me gojë?

Einxhel: O zemra, çunat më kanë nominuar se nuk kam ndenjur me ata

Iliri: Zure emrin tim me gojë

Einxhel: Çunat më kanë nominuar se nuk kam kaluar kohë me ata

Iliri: Zure apo nuk zure emrin tim me gojë?

Einxhel: Po

Iliri: Atëherë ça ke?

Einxhel: Unë mora një shembull, po të kishte qenë Arjola do ju thosha ‘do ju nominoj se rrini me Arjolën’.

Iliri: Po unë nuk jam Arjola, jam Iliri, më zure emrin

Einxhel: Këtë rast çunat po rrinë me dikë tjetër, jo me mua

Iliri: Edhe unë tu përgjigja për një gotë ujë që i the atij, se të thashë thjesht ‘nuk je e ftuar, je banore’, megjithëse unë të solla bukën e thekur. Ti i zure gotën e ujit atij

Einxhel: O Ilir, ushqimin njëri-tjetrit nuk ia kemi dhënë në stadin e mysafirit, se s’më ke mysafir pas tre muajsh.

Iliri: Çke që kapesh me atë kot?

Einxhel: Pse po e merr në mbrojtjen tënde edhe atë?

Iliri: Jo, nuk mbaj në mbrojtje njeri unë, se nuk jam ai tjetri

Einxhel: I merr dhe i nxjerr ti. Po se kam me ty.

Iliri: Si mund të pretendoni që ju të rrini bashkë gjithë kohës dhe ne nuk mund të rrimë bashkë gjithë kohës

Einxhel: Kush të tha që e kisha me ty, ti thjesht rastise