VRASËSI MË I MADH/ Ndotja e ajrit shkurton jetëgjatësinë e fëmijëve – AlpeGossip
VRASËSI MË I MADH/ Ndotja e ajrit shkurton jetëgjatësinë e fëmijëve

VRASËSI MË I MADH/ Ndotja e ajrit shkurton jetëgjatësinë e fëmijëve

Jetëgjatësia e fëmijëve të lindur sot do të shkurtohet me mesatarisht 20 muaj si pasojë e ajrit të ndotur që është i përhapur në të gjithë globin, por me të dhënat më shqetësuese në Azinë jugore.

 

 

Ndotja e ajrit ka kontribuar në gati një në çdo 10 vdekje në vitin 2017, duke e bërë atë një vrasës më të madh se malaria dhe aksidentet rrugore dhe të krahasueshme me pirjen e duhanit, sipas studimit të “State of Global Air” 2019 të botuar këtë të mërkurë.

Në Azinë Jugore, jeta e fëmijëve shkurtohet mesatarisht me 30 muaj dhe në Afrikën Sub-Sahariane me 24 muaj, për shkak të një kombinimi të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga trafiku dhe industria por  edhe ajrit të ndotur në ambiente të mbyllura.

“Të dhënat se jeta e fëmijëve është duke u shkurtuar aq shumë, më erdhi me të vërtetë si një tronditje”, tha Robert O’Keefe, nënkryetar i Institutit të Efekteve Shëndetësore, i cili përgatiti raportin.

“Nuk ka plumb magjik por qeveritë duhet të marrin masa”, u shpreh ai.

Ndotja e ajrit përbën 41 përqind të vdekjeve globale si pasojë e sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike, 20 përqind nga diabeti i tipit 2, 19 përqind nga kanceri i mushkërive, 16 përqind nga sëmundja e zemrës ishemike dhe 11 përqind nga sulmet në zemër, sipas raportit të përshkruar si studimi më sistematik vjetor i efekteve shëndetësore të ndotjes globale të ajrit.