“GJËRAT KANË QENË SHUMË NDRYSHE…”/ Habit Kastro Zizo: Ka më shumë femra performuese se këngëtare – AlpeGossip
“GJËRAT KANË QENË SHUMË NDRYSHE…”/ Habit Kastro Zizo: Ka më shumë femra performuese se këngëtare

“GJËRAT KANË QENË SHUMË NDRYSHE…”/ Habit Kastro Zizo: Ka më shumë femra performuese se këngëtare

Kastro Zizo ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës e shumë të tjera. Këngëtari u shpreh se nuk dëshiron të jetë hipokrit, sepse qëllimi i vërtetë i tij është që të japë një mesazh dhe pse jo të shkojë edhe në Eurovision.

“Përtej hipokrizirave, padiskutim një ndër motivacionet që marr pjesë është se nuk dua të mbush vendin për 26 njerëzit që konkurrojnë, por të jap diçka përtej, një mesazh më të pjekur dhe pse jo të iki atje, që të më shohim me një sy më të mirë dhe të më japin një mundësi më të madhe”, tha Kastro.

Ndërkohë ai foli edhe për tregun muzikor dhe bëri një krahasim të ditëve të sotme me vitet e mëparshme. Kastro u shpreh se gjërat kanë ndryshuar shumë dhe se artistët tani kanë si qëllim që vetëm të bëjnë lek dhe jo të dhurojnë art. Në fund ai bëri dhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se sot seksi shet para gjithçkaje dhe se ka shumë femra perfromuese që nuk mund të quhen këngëtare.

“Gjërat kanë qenë shumë ndryshe për mua që bëj 24 vjet në karrierë. Ka qenë loja shumë ndryshe, njerëzit ishi ndryshe dhe ndoshta globalizimi i tepërt ose natyral që toka po kalon këtë pubertet me internetin ka krijuar atë që thashë, duke lejuar një injorancë që do na kthehet.

Ndonjëherë më zë dhe frika për një brez që po rritet dhe nuk shoh asnjë lloj angazhimi social. Kështu është bërë dhe muzika, është bullshit ajo që po e bëj për veten time, një artist bën muzikë arti që njerëzit ta pëlqejnë.

Kemi artistë shumë të mirë por dhe individë që të bërit muzikë e kanë oportunitet të madh jetësor për t’u bërë me lek, një artist komercial ka gjënë e fundit në mendje që të bëjë një këngë artistike.

Po patjetër që mund të bëhet siç jam bërë për 24 vjet, pra nuk jam i pasur por kam një jetë normale, jetojmë në një kohë ku seksi shet përpara çdo gjëje tjetër, ke trambolina, shumë femra performuese se nuk quhen këngëtare.”, tha Kastro.