Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili ka treguar shpesh në intervista se është shumë e lidhur me kafshët.
Ajo muaj më parë dha lajmin se njëri nga qentë e saj më të dashur, të cilin ajo e quante Piko, ka ngordhur në shtëpinë e këngëtares.
“Mbrëmë Piko jem i mirë na la. Ti ke qenë më shumë se qeni im, ti ke qenë shoku im 24/7, dashuria ime, bebja ime. Gjithmonë kam me të kujtu. Te do nanushi shumë”, janë fjalët e këngëtares në Instagram pranë fotos së tij.
Ndërsa tani, ajo ndau një foto me ndjekësit teksa shfaqet pranë qenit dhe thotë se i mungon: “Më mungon evlad”, shkruan ajo.
Nga ana tjetër, Zanfina ka kohë që nuk është angazhuar në projekte dhe koncerte të ndryshme.