RECETA NË KUSHTE SHTËPIE/ Koha gri, periudha ideale për të pastruar lëkurën nga njollat kafe – AlpeGossip
RECETA NË KUSHTE SHTËPIE/ Koha gri, periudha ideale për të pastruar lëkurën nga njollat kafe

RECETA NË KUSHTE SHTËPIE/ Koha gri, periudha ideale për të pastruar lëkurën nga njollat kafe

Njollat e errëta që krijohen kryesisht në fytyrë fshehin një sërë shkaqesh të ndryshme , por trajtimi i tyre nuk është i pamundur. Një rutinë e detajuar për kujdesin e lëkurës që përfshin produktet dhe maskat kundër njollave, sigurisht që do të bëjë punë, por përpara se të blini një linjë të tërë kozmetike, që mund të kushtojë jo pak, përse të mos provoni këtë maskë në kushte shtëpie? Përbërësit natyralë përmbajnë enzima aktive që zbehin njollat, ndriçojnë lëkurën, dhe kompleksin e lëkurës.

Kjo maskë fytyre përbëhet nga limoni, mjalti dhe domatja. Këto tre përbërës janë disa nga më të mirat për zbardhjen e lëkurës. Ja përse:

Domatet përmbajnë antioksidantë, që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira që shkaktojnë plakjen e parakohshme. Gjithashtu ndihmojnë në zbehjen e njollave dhe zbardhjen e lëkurës.

Mjalti ndihmon në ruajtjen e lagështirës në qelizat e lëkurës. Ai gjithashtu ka veti antibakterike dhe antiseptike që ndihmojnë në eliminimin e baktereve që shkaktojnë puçrra fytyre.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë çaji tul domateje
1/2 lugë çaji lëng limoni

Udhëzime:

1. Vendosini të gjithë përbërësit në një tas dhe përziejini derisa të formohet një pastë homogjene.
2. Aplikojeni maskën në fytyrë duke shmangur zonën e syve dhe lëreni të thahet për të paktën 10 minuta.
3. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë e të bollshëm.

Këshilla:

1. Mund të bëni avull para aplikimit të maskës, për të ndihmuar në hapjen e poreve dhe për të lejuar depërtimin e përbërësve në shtresa më të thella të lëkurës.
2. Maskën mund ta ruani në frigorifer deri në një javë.  Hidhni nëse ajo fillon të mabjë një erë të keqe.