Moderatorja e njohur e ekranit, Kiara Tito, ka mbledhur mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku ndan shpesh foto të ndryshme që tërheqin vëmendjen e ndjekësve.
Pak më parë, ajo ka postuar në Instastory një foto ku tregon se ka marrë vendimin drastik për pamjen e saj, megjithëse nuk ishte ende gati për këtë.
Kiara ka publikuar tufën me flokët e prerë të cilat i mban në dorë, duke lënë të kuptohet se ka hequr një gjatësi të konsiderueshme nga flokët e saj.
“Nuk isha gati për këtë.”- shkruan Kiara krahas postimit, duke i lënë të gjithë kuriozë për pamjen e saj të tanishme.