Së fundmi Armend Rexhepagiqi është rikthyer fuqishëm në muzikë me disa kompozime dhe bashkëpunime. Ai mban vulën e albumit ‘Fortuna’ që publikoi këngëtarja e njohur Tuna së fundmi, por ka bashkëpunuar edhe me Elvana Gjatën në këngën ‘Tavolina e Mërzisë’.
Shumë shpejt do të vijë një tjetër bashkëpunim, këtë herë me Mentor Hazirin. Ka qenë vetë këngëtari i njohur ai që ka dhënë lajmin duke mos zbuluar detaje të tjera. Nëse Armendi do këndojë, apo do realizojë vetëm muzikën ende nuk dihet, por ajo që jemi në gjendje të parashikojmë, është që kjo këngë do të kthehet në sukses.