NORA DHE ROBERTI PO “HIDHEN PËRPJETË” NGA GËZIMI/ Festojnë për një arsye të veçantë (FOTO) – AlpeGossip
NORA DHE ROBERTI PO “HIDHEN PËRPJETË” NGA GËZIMI/ Festojnë për një arsye të veçantë (FOTO)

NORA DHE ROBERTI PO “HIDHEN PËRPJETË” NGA GËZIMI/ Festojnë për një arsye të veçantë (FOTO)

Prej disa javësh Robert Berisha dhe Nora Istrefi po kalojnë ditë larg njëri-tjetrit. Kjo për shkak se Roberti është angazhuar në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”. Pak ditë më parë ai bëri një postim në “Instagram” ku tregonte se Nora dhe vajza e tij i mungonin shumë dhe se mezi priste momentin që t’i takonte.

Duket se nisur nga këto fjalë Nora është nisur drejt Tiranës për të takuar partnerin e saj dhe të dy kanë shijuar një mbrëmje nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por duket se përpos takimi me të, Nora ka pasur edhe një arsye shumë të veçantë për të ardhur në kryeqytet. Nëpërmjet një postimi në “Instastory” Roberti ka treguar se dyshja është pajisur me pasaportë shqiptare dhe kjo i bën zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë.