JURIA MAHNITET/ Anxhela Peristeri konkurron në “X Factor Greqia” (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
JURIA MAHNITET/ Anxhela Peristeri konkurron në “X Factor Greqia” (FOTO+VIDEO)

JURIA MAHNITET/ Anxhela Peristeri konkurron në “X Factor Greqia” (FOTO+VIDEO)

Anxhela Peristeri mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe këngët e saj janë kthyer në hite. Mirëpo jo të gjithë e dinë se 11 vite më parë Anxhela ka marrë pjesë në “X Factor Greqia”.
Këngëtarja na ka rikthyer pas në kohë duke e kujtuar këtë moment me videon e fundit të postuar në Instagram.

Anxhela ka konkurruar me këngën “Unfaithful” të Rihannas dhe në video shihet se juria është mahnitur nga zëri i saj.

“Para 11 vjetesh ne X Factor Greece provova fatin! Sa isha ngritur nga gjumi me dhune nga shoqja ime e ngushte Rafaela. Me dridheshin kembet se sdija mire as gjuhen! Rrugetimi im artistik ka qene i mbushur me sakrifica, mund, shume pune dhe asnjehere lodhje”, shkruan Anxhela.