Eno Popi tradhëton shoqen e ngushtë, lë Arbanën për një tjetër moderatore (FOTO) – AlpeGossip
Eno Popi tradhëton shoqen e ngushtë, lë Arbanën për një tjetër moderatore (FOTO)

Eno Popi tradhëton shoqen e ngushtë, lë Arbanën për një tjetër moderatore (FOTO)

Gazetari i njohur Eno Popi dhe moderatorja Arbana Osmani prej vitesh kanë treguar që janë dy nga miqtë më të mirë të shoëbizz-it shqiptar. Ata përveç se punojnë në një kompani mediatike, i sheh shpesh së bashku edhe në kohën e tyre të lirë.

Por së fundmi prezantuesi i emisionit ‘Wake Up’ dhe ‘100 milionë’ i ka habitur të gjithë teksa ka tradhëtuar shoqen e tij të ngushtë.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘You& Me’ me Julkën dhe Arionin në ‘Energy Radio’ ku ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e tij private, dashurinë, xhelozin si dhe sigurisht për profesionin e tij në radio dhe televizion.

Ndërsa është pyetur nga dy spikerët se cilën prej moderatoreve, Arbana Osmanin, Gerta Hetën apo Alketa Vejsiun do të zgjidhte si zërin më të mirë radiofonik, Eno pa u vendosur fare në siklet ka lënë mënjan shoqërinë e tij me Arbanën dhe ka zgjedhur Gertën.

“Unë mendoj që ka një… mos ngatërrojmë mënyrën se si flasim me ngjyrimin e zërit. Pra nëse ti i ze të dyja veshët (i bën stereo) dhe mënyra se si zëri të vjen në vesh… mendoj që Gerta”, sqaroi Popi.

 

 

E ndërsa në fund me humor shtoi: “Megjithëse, Arbana mendoj që je më e mira!”.